Rei Manaj drejt kampionatit italian, klubi i Seria A i interesuar për shqiptarin

7 Gusht 2023 | 15:25

Vijon të rritet kolonia e futbollistëve shqiptarë në elitën e futbollit italian Seria A. Pas Ramadanit dhe Shpendit, drejt Italisë duket se do të përfundojë edhe sulmuesi tjetër i kombëtares shqiptare, Rei Manaj.

26 vjeçari Manaj ka përfunduar në radarët e skuadrës që u ngjit këtë sezon në elitë, Frosinone. Më herët Manaj është përfolur për një kalim të Sampdoria, por duket se në ditët e fundit më konkret ka qenë Frosinone.

Manaj aktualisht nuk ka asnjë kontratë të nënshkruar, pasi mbylli marrëveshjen me Ëatford. Sulmuesi, shqiptar vlerësohet nga teknikët e ekipit italian edhe për faktin se njeh mirë kampionatin italian. Më herët Manaj ka qenë pjesë e ekipeve të Kremoneze, Inter, Pescara, Pisa dhe Spezia.

Në rast se do të kalonte te Frosinone, aty ai do të gjente sulmuesin tjetër shqiptar, Marvin Çuni që nënshkroi me Frosninon në fillim të kësaj merkatoje verore.

Me këtë kalim dhe shpresën e rikthimit në formën e tij më të mirë, Manaj mund të pretendoje për t’u rikthyer në radarët e ekipit kombëtar kuqezi, pasi prej gati 2 vitesh nuk grumbullohet si nga ish-tekniku Reja, por as nga braziliani Silvinjo që aktualisht është ndjekur me kujdes ecurinë e gjithë legjionarëve që do të bashkohen me ekipin për 2 ndeshjet e rëndësishme të shtatorit të vlefshme për eleminatorët e kampionatit europian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026