Benzema prezantohet në Arabinë Saudite, firmos kontratën e majme 2-vjeçare
Karim Benzema është zyrtarisht lojtar i Ittihad në kampionatin arab. 35-vjeçari mbylli aventurën e tij me Realin e Madridit, ku qëndroi për 14 vite, ndërsa ashtu siç u raportua, u largua në fund të këtij sezoni. Këtë të mërkurë është bërë dhe prezantimi i bomberit francez, i cili firmosi një kontratë 2-vjeçare.
Sulmuesi do të përfitojë 200 mln euro në sezon, ndërsa në kontratën e nënshkruar do të përfitojë në total 400 milionë euro, ndërsa bazuar në performancën e tij ka të drejtën e vijimit të karrierës tek skuadra arabe. Prej ditësh Benzema kishte vendosur largimin nga Spanja, ndërsa toka arabe tanimë është në pritje të gjitha yjeve të futbollit, fillimisht me Ronaldon dhe tani me Benzemanë, ndërsa nuk përjashtohet dhe kalimi i Messit e Modric.
Benzema numëron 439 paraqitje me fanellën e Los Blancos, nga ku ka shënuar 238 gola. Në karrierën e tij ka luajtur vetëm për dy skuadra, Lionin dhe Realin, ndërsa Ittihad është ekipi i tretë për francezin, ndërsa ende nuk ka debutuar. Kutjojmë se Al-Ittihad u shpall kampione në sezonin që u mbyll, duke lënë pas ekipin e Al Nassr me të cilin aktivizohet C. Ronaldo.
LEXO GJITHASHTU:
- Sot finalja e Pragës, Conference League ul siparin në “Fortuna Arena”
- Zyrtare! Milani largon Paolo Maldinin
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës