Ronaldo lëvdata vetes: Europa humbi vlerat pas ikjes time
Al Nassr pësoi një disfatë të thellë në miqësoren me Celta Vigon të zhvilluar mbrëmjen e së hënës. Skuadra nga Arabia Saudite pësoi 5 gola nga spanjollët, duke treguar dhe njëherë se diferenca mes dy ligave është tejet e madhe. Në pjesën e parë pjesë e sfidës ishte dhe kapiteni e ylli i kësaj skuadre Cristiano Ronaldo, i cili në përfundim u ndal e foli për mediat.
Portugezi nuk ngurroi të lavdëronte veten, ndërsa shtoi se është frymëzimi i lojtarëve që transferohen në Arabinë Saudite.
“Nuk ka asnjë shans që të kthehem në Europë. Së pari jam 38 vjeç dhe së dyti Europa ka humbur të gjitha cilësitë me largimin tim. Liga spanjolle nuk ka cilësi, liga portugeze është e mirë, por jo më e mira. Liga gjermane është shumë më e keqe se sa ishte, vetëm Premier League është mirë. Pasi erdha në Arabinë Saudite, të gjithë lojtarët kryesorë më ndoqën. Unë jam ai që i frymëzoi ata të vinin,” – tha ai.
Arabia Saudite është kritikuar për transferimin e lojtarëve në moshë të madhe, por për Ronaldon kjo nuk është e vërtetë.
Këtë merkato verore disa lojtarë të njohur në Evropë iu bashkuan Arabisë Saudite si Brozovic, Kante, Benzema e Ruben Neves.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë