Inflacioni 4,2% në korrik, çmimet e ushqimeve mbeten të larta

7 Gusht 2023 | 16:15

Me mbylljen e kulmit të sezonit veror, duket se ka ardhur dhe ulja e vlerës së inflacionit, e cila për herë të parë që nga tetori, ka pësuar një rënie të lehtë duke arritur vlerën 4.2%.

Indeksi i cili mat ndryshimin e çmimeve për një shportë me produkte bazike konsumi, arriti vlerën më të ulët që nga marsi i vitit të kaluar, e cila ishe 5,7%, ku dhe filloi trendi rritës i indeksit, që kulmoi në tetor të vitit të kaluar me 8.3%.

Lufta e Rusisë me Ukrainën ishte, sipas ekspertëve, ishte shkaku kryesor i zanafillës së rritjes galopante të çmimeve.

E megjithatë dukët se trendi ka ardhur duke u sheshuar. Sipas INSTAT, inflacioni në korrik të vitit të kaluar ishte 7.5%.

Por nga ana tjetër, për sa i përket çmimeve të ushqimeve, kategoria e konsumit e cila zë pjesën më të madhe të buxhetit të qytetareve, vijon të pasqyroj çmime ende shumë të lartë.

Statistikat dëshmojnë se për këtë kategori, çmimet u rritën muajin korrik me 3.2%. Çmimet e zarzavateve të cilat u rritën me 21,6%, pasuar nga produktet e bulmetit dhe vezëve me 13,8%, dhe mishi me 11,2%, kanë ndikuar ne shtrenjtimin e shportës së pazarit të qytetarëve shqiptar.

Gjithashtu  shpenzimet për aktivitete argëtimi dhe kulture, janë rritur me 9,5% nga viti I kaluar, duke përbërë dhe kategorinë e shpenzimeve për të cilat pasqyrohet dhe rritja më e madhe.

Sipas ekspertëve, fluksi i madh turistëve ka ndikuar në shtrenjtimin e aktiviteteve argëtuese, të cilat kanë shënuar një rritje vjetore prej 0,22%. Po ashtu çmimet e shërbimeve restoranteve si bar, kafene dhe hoteleri, u rritën me 0,23% Brenda vitit.

Çmimet e mobiljeve dhe pajisje për mirëmbajtën e shtëpisë, pozicionohen në vend të tretë, duke u shtrenjtuar me 0,44% nga viti i kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026