“Të marrë dënimin që meriton”- Flet nëna e autorit të vrasjes së Luljeta Prezës
Është mbajtur këtë të hënë në Gjykatën e Durrësit seanca gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë për autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Aldo Brahimaj dhe Ylli Gabovarin.
Ky i fundit ka deklaruar në gjykatë se: “Vrasja është kryer nga Aldo Brahimaj, unë kam bërë mbulimin e trupit në mënyrë që të mos dukej trupi dhe të gjendej nga policia”.
Në një deklaratë për mediat që ka dhënë nëna e Aldo Brahimajt shprehet se nuk kishte informacion se çfarë bënte i biri në Durrës, duke nënvizuar se janë në kushte shumë të vështira ekonomike.
Ajo kërkoi dënimin e të birit nëse është autor i vrasjes së 32-vjeçares.
“Kishte disa javë që ishte larguar nga shtëpia për të punuar në Durrës duke mbledhur hekura. Nëse ai e ka kryer vrasjen, le të marrë dënimin që i takon”, ka deklaruar nëna e tij Donika Hamzai.
Përsa i përket familjarëve të 32-vjeçares nuk ka patur asnjë të pranishëm në seancën gjyqësore apo dhe gjatë procesit të hetimeve.
Në perfundim gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e dy atorëve të dyshuar për ngjarjen, duke vendosur masën personale “Arrest me burg”.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë