Vranë me thikë 32-vjeçaren në Durrës, lihen në burg të arrestuarit
“Arrest me burg” ka vendosur gjykata e Durrësit për dy autorët e vrasjes së 32-vjeçares Luljeta Preza.
Autorët e dyshuar, Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari, dyshohet se e kanë qëlluar 32-vjeçaren pasi nuk iu dorëzoi lekët e përfituara nga aktiviteti i prostitucionit.
32-vjeçarja kishte pësuar një aksident pasi ishte përplasur nga një makinë dhe paratë e nxjerra nga aktiviteti i prostitucionit, i kishte shpenzuar për të marrë mjekim.
Autorët që dyshohet se ishin tutorët e saj e kanë qëlluar mbrëmjen e të martës, teksa po konsumonin lëndë narkotike të llojit kokainë.
Prindërit e Aldo Brahimit në gjykatë kanë thënë se ai kishte disa javë që ishte larguar nga shtëpia për të punuar në Durrës duke mbledhur hekura.
“Nëse ai e ka kryer vrasjen, le të marrë dënimin që i takon”, ka deklaruar nëna e tij Donika Hamzai.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë