EMRI| Vrau me grushte biznesmenin, arrestohet 33-vjeçari
Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e vrasjes së biznesmenit të ndërtimit Armando Meshau në mesditen e kësaj të hëne.
Ai është shtetasi Rei Meta, 33-vjeç dhe banues në Tiranë, i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:45, në një qendër interneti, në lagjen “Hajro Çakërri”, të qytetit të Vlorës, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërroi jetë për shkak të dhunës fizike 55-vjeçari.
Viktima ishte në një pikë interneti për të printuar dokumente dhe ka nisur të konfliktohet me 33-vjeçarin për shkak të mosmarrëveshjeve për një banesë.
Mësohet se brenda pikës së internetit Armando Meshau e ka ofenduar dhe i ka thënë 33-vjeçarit që “s’ke për ta marrë apartamentin”, duke përdorur edhe fjalë banale.
Konflikti më tej ka degjeneruar në përdorimin e dhunës fizike, ku personi tashmë i arrestuar nga policia e qëlloi dy herë me grusht në fytyrë, duke i shkaktuar vdekjen.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë