“Duhet menaxhim më i mirë nga bashkitë”, Zak Topuzi: Çdo turist të taksohet me 1 €

7 Gusht 2023 | 20:46

Kryetari i Shoqatës së Hoteleri Turizmit Zak Topuzi tha në një intervistë për Euronews Albania se bashkitë dhe komunat duhet të bëjnë një menaxhim më të mirë të të ardhurave të turizmit.

Ai tha se turizmi duhet të konsiderohet një nga burimet kryesore të të ardhurave, pasi vetëm taksimi me 1 euro i tyre siguron të ardhura mjaft të mëdha, e nëse bëhet menaxhimi i duhur, pushteti vendor nuk ka përse “t’i shtrijë dorën pushtetit qendror”.

“Problemi është shumë i thjeshtë, Bashkitë dhe komunat detyrën kryesore e kanë të menaxhojë të ardhurat. Në rast se nuk menaxhon dhe nuk siguron të ardhura, por mendon vetëm të sigurojë vetëm rrogat, atëherë ndodh kjo që ndodh te ne.

Çdo turist që hyn në Shqipëri duhet të paguajë një taksë që është 1 euro, vetëm po të mbledhësh këtë taksë janë të ardhura mjaft të mëdha. Pastaj çdo apartament paguan taksën e pastrimit, taksën e regjistrimit, janë një sërë të ardhurash të cilat bashkia dhe komuna do i krijojnë mundësinë atyre që këto të ardhura t’i përdorin për komunitetin e të mos shtrijnë dorën te pushteti qendror”,-tha Zak Topuzi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023