VIDEO| Përplasja mes huliganëve kroatë e grekë, flet dëshmitari i vrasjes së tifozit

8 Gusht 2023 | 10:57

Ndeshja kualifikuese e Ligës së Kampioneve mes AEK-ut dhe Dinamo Zagrebit, është kthyer në një tragjedi pas përplasjessë tifozërive të dy ekipeve.

Përleshje të shumta u regjistruan mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin grek, ku mbeti vrarë me thikë një tifoz i AEK-ut.

Një dëshmitar okular i asaj që ndodhi jashtë stadiumit të AEK-ut në New Philadelphia, e ka cilësuar ngjarjen si një sulm të “organizuar” të huliganëve të Dinamo Zagrebit ndaj tifozëve të AEK-ut.

Dëshmitari okular, pronar i një kafeneje në zonë, përshkruan “bastisjen” e egër të huliganëve kroatë që rezultoi me plagosjen fatale të një tifozi 29-vjeçar të AEK-ut .

“Rreth orës 22, e kisha dyqanin gjysmë plot dhe dikush erdhi dhe më lajmëroi. Erdhi një person nga AEK-u dhe tha se kroatët do të zbresin. Më thaqë të përzija njerëzit” , tregon fillimisht ai.

“Pas 10 minutash tifozët kroatë filluan t’i vënë zjarrin çdo gjëje. Rreth 200-300 veta filluan dhe thyen gjithçka. Lokali fillon të zbrazet, pati përleshje me karrige mes tifozëve”, shtoi ai.

Për 29-vjeçarin e vdekur, ai tha se e gjeti të plagosur me thikë dhe me shumë gjakderdhje. Pavarësisht se të riut iu mundua t’i jepej ndihma e parë, ai nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Duke iu referuar sulmit huliganëve, ai shprehet: “Ata goditën kudo, çfarë të gjenin. Ngjarja zgjati gjysmë ore. Ata ishin në humor të keq dhe ishin të organizuar”.

Autoritetet greke kanë bërë gjithsej 98 arrestime: 90 prej të cilëve janë në paraburgim dhe 8 të cilët po marrin mjekim në ambientet e spitalit.

Konkretisht janë arrestuar 87 kroatë, një austriak, një boshnjak, një shqiptar, një gjerman dhe pesë grekë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026