Dorëheqja nga posti i ministrit të Mbrojtjes, flet Armend Mehaj
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka dalë me një postim të gjatë pas dorëheqjes së tij nga posti.
Ndër të tjerash, ai ka falënderuar kryeministrin Kurti, ministrat e tjerë dhe kabinetin e tij.
Mehaj ka folur edhe për pasardhësin e tij, Ejup Maqedonci, për të cilin tha se është një person profesionist, patriot dhe i dëshmuar.
Më tej Mehaj ka treguar arritjet e Ministrisë së Mbrojtjes gjatë kohës që udhëhiqej nga ai.
Mehaj shprehet se FSK-në dhe Kosovën po e presin shumë punë dhe procese në një rrugë të gjatë drejt forcimit të shtetit dhe garantimit të sigurisë së plotë të tij.
“Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Republikën e Kosovës e presin edhe shumë punë dhe procese, në një rrugë të gjatë drejt forcimit të shtetit tonë dhe garantimit të sigurisë së plotë të tij. E në këtë rrugë, mua do të më gjeni gjithmonë duke bashkudhëtuar me shokë, në përpjekjen tonë të përbashkët për atdheun, për Kosovën, për kombin shqiptar”, ka shkruar Mehaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor