Sa kushton “taksa” e tërmetit, sigurimi i pronës me detyrim, si llogaritet pagesa

8 Gusht 2023 | 13:05

Një banesë mund të sigurohet sot për dëmet nga zjarri, shpërthimi, rrufeja dhe tërmeti. Sipas opsionit që zgjedhin qytetarët, çmimi për sigurim të pjesshëm ose të plotë varion nga 3500 deri në 10 000 lekë.

Formula që llogarit policën është e lidhur me zonën ku gjendet shtëpia dhe me sipërfaqen, cka do të thotë se kartoni mund të blihet më shtrenjtë ose më lirë, por megjithatë, çmimi për një apartament me sipërfaqe 100 m2 arrin 5000 lekë.

Sigurimi i shtëpisë ka qenë vullnetar, por një propozim i hershëm synon që tashmë ta bëjë të detyrueshëm vetëm për dëmet nga tërmeti.

Projektligji nuk përcakton çmim, por çmimet referencë që ofrojnë kompanitë e sigurimit tregojnë se familjet do të paguajnë rreth 5000 lekë në vit për banesën e tyre.

Me këtë propozim, nuk do të sigurohen ndërtesat e vjetra me argjile ose qerpiç, strukturat me fibër-kallami dhe ndërtesat me vendosje të lëvizshme.

Detyrimin për blerjen e policës nga tërmetet e kanë edhe subjektet e banesave sociale me qira dhe banesat në proces legalizimi.

Për shtresat sociale në nevojë, kartonët do të paguhen nga buxheti i shtetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026