“Ka gruan me sëmundje të rrallë”, zbulohet shkaku i dorëheqjes së ministrit Mehaj

8 Gusht 2023 | 15:34

Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë së Kosovës tha për Euronews Albania se ministri Armend Mehaj ka kërkuar dorëheqjen nga posti i tij si ministër i mbrojtjes për shkaqe familjare.

Kryeziu tha se ish-ministri kërkoi largim nga detyra pasi gruaja e tij është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë dhe i duhet kujdes e trajtim i veçantë.

Zëdhënësi i qeverisë tha se ish-ministri Mehaj ka vendosur të jetë pranë familjes në këtë kohë duke u kujdesur për gruan e sëmurë së bashku me tre vajzat e tij.

“Ministri Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkaqe familjare. Gruaja e tij është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë dhe për çka i duhet tretman dhe kujdes në një qytetet tjetër nga ai i Oslos. Çifti i ka tri vajza të moshës së mitur dhe ministri Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në këtë kohë”.

Më herët vetë Armend Mehaj ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook, se me kërkesën e tij, kryeministri Kurti e ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes.

Ndër të tjera, ai ka falënderuar kryeministrin Kurti, ministrat e tjerë dhe kabinetin e tij.

Mehaj ka folur edhe për pasardhësin e tij, Ejup Maqedonci, për të cilin tha se është një person profesionist, patriot dhe i dëshmuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026