Kosova jep 254 mijë euro për financimin e teksteve shkollore në Luginën e Preshevës
Qeveria e Kosovës ka ndarë 254.562 euro për tekstet shkollore në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë që jetojnë në tri komunat në Luginën e Preshevës.
Lajmi u bë pblik nga kryeministri Albin Kurti i cili tha këtë të mërkurë, se ashtu sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit, qeveria në Prishtinë do të financojë ndarjen e teksteve shkollore për fëmijët shqiptarë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.
“Vitin e kaluar kemi ndarë mjete financiare me qëllim të pajisjes me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ndihma jonë për bashkëkombësit tanë është jo vetëm nevojë, por edhe obligim i yni që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”, tha ai.
Kërkesa për ndarjen e këtyre mjeteve është bërë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Ky këshill edhe më herët ka kërkuar që komuniteti shqiptar në Serbi të ketë të drejta të njëjta që gëzon komuniteti serb në Kosovë, shkruan rel.
Në mesin e këtyre të drejtave është përmendur edhe sigurimi i teksteve shkollore në gjuhën shqipe, duke argumentuar se komunitetit serb në Kosovë i lejohet përdorimi i materialeve mësimore nga Republika e Serbisë.
Përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit – komuna që njihen edhe me termin Lugina e Preshevës – shpesh janë ankuar se diskriminohen nga autoritetet në Serbi.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në Serbi, përkatësisht në këtë shtet jetojnë 61.687 shqiptarë.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut