Ish-pjesëtar i UÇK-së, kush është ministri i ri i Mbrojtjes në Kosovë

8 Gusht 2023 | 11:44

Koloneli Ejup Maqedonci, u emërua këtë të martë si ministër i Mbrojtjes në Republikën e Kosovës nga kryeministri Albin Kurti.

Emërimi i tij në ministrinë e rëndësishme në Kosovë erdhi pas dorëheqjes së ish-ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj.

Maqedonci ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe doli në pension të parakohshëm në korrik të këtij viti. Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit.

Më pas ai u bë pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe ka shërbyer për një dekadë si komandant i batalionit për kërkim-shpëtim.

Maqedonci më pas ka vazhduar detyrën e shefit të departamentit të operacioneve dhe trajnimeve në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.

Pas pensionimit, Mehaj i ndau Maqedoncit “Medaljen e Karrierës” për kontributin e dhënë për formimin, ristrukturimin dhe modernizimin e FSK-së.

Sakaq, ish-ministri Armend Mehaj iu bashkua kabinetit të kryeministrit Kurti nga Norvegjia, për të drejtuar ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026