Zjarri në qendrën e kujdesit në Francë, gjenden trupat e pajetë të 9 personave

9 Gusht 2023 | 12:35

Trupat e nëntë personave janë gjetur dhe dy të tjerë dyshohet se kanë vdekur pas një zjarri në një shtëpi pushimi për personat me aftësi të kufizuara në Francën lindore, sipas raporteve të mediave franceze.

Grupi përfshinte 10 të rritur me aftësi të kufizuara dhe një person nga stafi

Shtatëmbëdhjetë të tjerë u çuan në siguri dhe një person u dërgua në spital pasi zjarri shpërtheu në orën 6:30 të mëngjesit me kohën lokale në qytetin verilindor të Wintzenheim, thanë autoritetet lokale.

“Ne jemi pothuajse të sigurt për vdekjen e njerëzve të zhdukur. Duhet të jemi të kujdesshëm derisa të kemi gjetur të gjitha trupat,”-tha zyrtari i lartë lokal Christophe Marot në vendin e zjarrit, raportoi France 3 TV.

Nënkryetari i bashkisë së Wintzenheim, Daniel Leroy, tha për BFMTV se tre prej trupave u panë nga një dron mbi ndërtesë.

Shtëpia e pushimit në Wintzenheim, e cila është afër kufirit me Gjermaninë, është marrë me qira nga një organizatë bamirëse që kujdeset për njerëzit me aftësi të kufizuara në të mësuar.

Autoritetet lokale në prefekturën Haut-Rhin thanë se shërbimet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit vendosën 76 zjarrfikës, katër makina zjarrfikëse dhe katër ambulanca dhe se “u zjarri vu shpejt nën kontroll pavarësisht flakëve të dhunshme”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026