Rusia nxjerr librin e ri shkollor të historisë, justifikon luftën kundër Ukrainës

9 Gusht 2023 | 14:33

Autoritetet në Moskë kanë zbuluar një libër të ri shkollor i cili synon të justifikojë luftën kundër Ukrainës dhe akuzon Perëndimin se po përpiqet të shkatërrojë Rusinë.

Sipas fragmenteve të publikuara nga mediat ruse, nxënësit e shkollave tani do të mësojnë se qytetërimi njerëzor mund të kishte marrë fund nëse Vladimir Putin nuk do të kishte filluar “operacionin e tij special ushtarak” kundër Ukrainës.

Libri shkollor, i quajtur “Historia Ruse, 1945 – fillimi i shekullit 21”, është bashkautor nga këshilltari presidencial Vladimir Medinsky, ish-ministër rus i kulturës.

Ky është libri i parë i historisë i miratuar zyrtarisht që përdoret në shkollat ​​ruse, i cili përmend ngjarje të fundit si pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës, i cili filloi në shkurt 2022.

Nga shtatori, ai do të studiohet në vitin e fundit të arsimit të mesëm në Rusi – viti i 11-të, ku marrin pjesë nxënës të moshës 17-18 vjeç.

Teksti shkollor pretendon se “Perëndimi është i fiksuar në destabilizimin e situatës brenda Rusisë” dhe për të arritur këtë qëllim, fuqitë perëndimore përhapën “rusofobinë e pa maskuar”.

Sipas BBC, libri vijon më te duke propaganduar se perëndimi filloi ta “tërheqë” Rusinë në konflikte të ndryshme. Objektivi përfundimtar i Perëndimit është të shkatërrojë Rusinë dhe të marrë kontrollin e pasurisë së saj minerale.

Në libër gjithashtu përsëriten klishe të shumta nga propaganda e Kremlinit, duke e portretizuar Ukrainën si një shtet agresiv të drejtuar nga ekstremistët nacionalistë dhe të manipuluar nga Perëndimi, i cili dyshohet se e përdor vendin si një “dash” kundër Rusisë.

Sipas librit, Ukraina është pak më shumë se një shpikje perëndimore e krijuar për të kundërshtuar Rusinë, madje flamuri blu-verdhë i Ukrainës supozohet se është shpikur nga austriakët të etur për të bindur ukrainasit se ata janë të ndryshëm nga rusët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026