300 turistë nga Dubai në Berat, 7 ditë për t’u njohur me bukuritë shqiptare

9 Gusht 2023 | 15:47

300 turistë nga Dubai kanë zgjedhur të akomodohen në qytetin e Beratit për të shijuar më pas disa nga bukuritë shqiptare.

Organizatori i këtij grupi rrëfen për Euronews Albania se vizita e tij e parë në Berat e bëri që të rikthehej dhe këtë herë të marrë me vete dhe të tjerë bashkëkombës që të njohin Shqipërinë.

“Jam aktualisht një udhëtar nëpër botë, kam udhëtuar në mbi 105 vende të botës. Në mars kam ardhur në Shqipëri për herë të parë se doja të shikoja vendin atëherë takova dhe shokun tim Alketin. Ata më treguan qytete të ndryshme, për herë të parë më sollën gjithashtu dhe në berat. Në atë udhëtim gjeta një Berat shumë të paqtë për mua dhe ndaj vendosa që të sjell gjithë grupin këtu”, thotë Ashish Thomas turist.

Grupi i turistëve nga Dubai është ndër më të mëdhenjtë që kanë ardhur në qytetin e Beratit.

“Grupi do të qëndrojë për 7 net në qytetin e Beratit. Turi është zhvilluar në një mënyrë të tillë që çdo ditë ata do të vizitojnë nga një atraksion, p.sh, ditën e djeshme kemi qenë në Apoloni dhe Ardenicë, sot do të vizitojmë Vlorën dhe në ditët në vazhdim Tiranën, kanionet e Osumit, degustim vere në një nga kantinat më të mira të Beratit, kalanë e Beratit dhe të gjitha atraksionet që janë të mundura të arrihen në ture 1 ditore nga qyteti i Beratit”, shprehet Alket Braho, guidë turistike.

Ditët e fundit duket se Berati ka qenë ndër qytetet më të frekuentuara, duke ezauruar 100% kapacitetin e shtretërve.

Rritja e fluksit të turistëve në Berat ka çuar në rritje të ekonomisë dhe punësimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026