“Çeço fest“ gjallëron Gjirokastrën turistike, shtohen turistët e moshave të reja

6 Gusht 2023 | 15:54

Edicioni i katërt i “Çeço Fest” ka gjallëruar këtë fundjavë qytetin e Gjirokastrës duke tërhequr edhe turistët dhe veçanërisht të rinjtë.

Përgjatë rrugëve të kalldrëmta si dhe në skenën e kalasë së gurtë kanë performuar artistë dhe DJ me emër, shqiptarë dhe të huaj. Pjesë e këtij organizimi kanë qenë edhe të rinjtë nga vende të ndryshme të botës të cilët po vizitojnë këto ditë vere qytetin e Gjirokastrës.

Sjellim artistë shumë të njohur të fushës së muzikës elektronike dhe tashmë me një risi ku kemi nje stage (skenë) që bën muzikë gjatë ditës dhe pastaj zhvendosemi në kala. Në këtë lloj forme, në këtë format sivjet po i japim edhe pak jetë dhe gjallëri edhe Pazarit të bukur të Gjirokastrës por edhe me pas magjia e kalasë është ajo çka na mbledh të gjithëve çdo darkë,”

Përgjatë muajit gusht Bashkia Gjirokastër, në bashkëpunim me subjekte të tjera vendase dhe të huaja, ka programuar organizimin e aktiviteteve të shumta kulturore.

“Gjatë muajit gusht në Gjirokastër do të kemi një sërë aktivitetesh fillojmë me festat e njësive administrative, vazhdojmë me Divanin lunxhot në datën 11 dhe 12 gusht, vazhdojmë me një aktivitet shumë të rëndësishëm për Gjirokastrën këngëtari i mirënjohur grek Konstandinos Argjiros në 13 gusht do të ngjitet në kalanë e Gjirokastrës, kështu që ju mirëpresim të gjithëve të jeni këtu, vazhdojmë më pas në datën 25 me Gjirokastra Rock dhe me një sërë aktivitetesh të shumta që do të vini në Gjirokastër dhe do ti shijoni”-tha Kristina Gushi, nënkryetare e bashkisë

Këtë verë qyteti i Gjirokastrës është kthyer në qendër të veçantë të organizimit të aktiviteteve kulturore dhe artistike, duke tërhequr turistë të shumtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026