“Iso mbi kalldrëm“, turistët në Gjirokastër tërhiqen nga këngët polifonike

6 Gusht 2023 | 14:47

“Iso mbi kalldrëm “ titullohet aktiviteti i organizuar nga Bashkia e Gjirokastrës i cili po prezanton për artdashësit dhe turistët vlerat e traditës dhe këngës popullore.

Çdo fundjavë të muajit gusht grupet e këngës polifonike do të performojnë përgjatë rrugëve të kalldrëmta të pazarit karakteristik, duke tërhequr edhe turistët që vizitojnë qytetin.

Tashmë vlerat e traditës dhe folklorit cilësohen si element më të veçantë për nxitjen e turizmit

“Është vërtet e veçantë që i huaji e çmon këtë këngë këtë monofoninë tonë pa orkestër i themi ne, është gjë e rrallë, turistët e çmojnë shumë”,-tha këngëtari popullor Arjan Shehu.

Turistët e huaj vlerësojnë folklorin dhe këngët popullore si pjesë të vyer të traditatave tona kombëtare

“Unë e pëlqej polifoninë, dhe gjithashtu pëlqej çdo gjë  historike të Shqipërisë, keni një histori shumëshekullore”,-tha turistja.

“Është shumë bukur kur këndojnë kështu. Ne jemi nga Australia, kam ardhur së bashku me motrën dhe gruan, kemi ardhur këtu, është diçka me vlerë që keni në Gjirokastër shumë e bukur”,-tha turisti.

“Ne në Australi akoma i mbajmë këto tradita, jam shumë e emocionuar sepse babai ishte shqiptar dhe ka emigruar kur ishte 16 vjeç, dhe tani që jemi këtu na kujtohet jeta e tij”,-tha turistja.

Përgjatë kësaj vere në qytetin e Gjirokastrës po zhvillohen aktivitete te shumta kulturore të cilat po tërheqin edhe turistët për të vizituar qytetin e gurtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026