Opozita e Kosovës do zgjedhje, akuza dhe kritika ndaj qeverisë Kurti

9 Gusht 2023 | 16:12

Partitë opozitare në Kosovë po mundohen të shfrytëzojnë në maksimum muajin e pushimeve për të komunikuar me publikun rreth skandaleve, apo aferave të qeverisë së vendit.

Dy partitë me të mëdha opozitare kanë zgjedhur të flasin para mediave ku dhe nuk kanë kursyer akuzat e kritikat ndaj ekzekutivit të Albin Kurtit.

Partia Demokratike e Kosovës akuzoi qeverinë për emërim të zyrtarëve në qeveri me direktiva të Milan Radojiqi, i kërkuar nga autoritetet kosovare, ndërsa kërkuan ndërhyrjen e organeve të drejtësisë për këtë çështje.

Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur  për blerjen e rezervave shtetërore nga qeveria e vendit, gjë të cilën e konsiderojnë aferë korruptive.

Ata kërkuar llogaridhënien e qeverisë për këtë çështje.

Të dy këto dy parti, por edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në fund të sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës deklaruan se me nisjen e sesionit të ri në shtator do të bëjnë të gjitha veprimet e nevojshme për ta rrëzuar qeverinë Kurti dhe për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.

Duke pasur parasysh se për diçka të tillë nuk kanë votat e nevojshme, mbetet për t’u parë nëse do t’ia arrijnë qëllimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026