Balla takim me ambasadorin Berger: Arritja e standardeve gjermane, prioritet

10 Gusht 2023 | 10:30

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me ambasadorin e ri gjerman në Tiranë Karl Bergner.

Gjatë takimit Balla dhe Bergner diskutuan lidhur me mundësinë për krijimin e mekanizmave të rinj për promovimin e njerëzve me integritet të lartë moral dhe profesional, ku sipas Ballës ekspertiza gjermane në këtë drejtim do të jetë mjaft e rëndësishme.

Gjatë takimit ministri Balla theksoi se një ndër sektorët prioritarë për Shqipërinë është rifreskimi, trajnimi dhe modernizimi sipas standardeve gjermane i policisë së qarkullimit rrugor.

“Do të vazhdojmë të kryejmë operacione të përbashkëta hetimore në luftën kundër veprave penale për narkotikët, trafiqet e paligjshme, pastrim parash, krimin ekonomik e financiar, krimin kompjuterik. Task-Forca e përhershme mes dy policive tona “Anti-Skifter” do të vijojë të japë rezultate në goditjen e elementëve keqbërës, me çeljen dhe ndjekjen e procedimeve penale paralele”, thekson Balla.

Postimi i plotë i ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

Mirëprita në një takim Ambasadorin e ri gjerman në Tiranë Karl Bergner. Ndërsa brenda strukturës së Policisë së Shtetit po synojmë të krijojmë mekanizma të rinj për promovimin e njerëzve me integritet të lartë moral dhe profesional, ekspertiza gjermane në këtë drejtim do të jetë mjaft e rëndësishme. Një ndër sektorët prioritarë për ne është rifreskimi, trajnimi dhe modernizimi sipas standardeve gjermane i policisë së qarkullimit rrugor. Do të vazhdojmë të kryejmë operacione të përbashkëta hetimore në luftën kundër veprave penale për narkotikët, trafiqet e paligjshme, pastrim parash, krimin ekonomik e financiar, krimin kompjuterik. Task-Forca e përhershme mes dy policive tona “Anti-Skifter” do të vijojë të japë rezultate në goditjen e elementëve keqbërës, me çeljen dhe ndjekjen e procedimeve penale paralele.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026

“Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale

Gazetari Osman Stafa i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka dhënë detaje lidhur me protestën e sotme...
21:19 | 27/07/2026

Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta qytetare vijon në ditën e 58-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:41 | 27/07/2026