850-vjetori i Kullës së Pizës, pse monumenti historik u ndërtua i pjerrët
Kulla e famshme e Pizës shënoi më 9 gusht 850 vjetorin e ndërtimit. Guri i parë i monumentit ikonik u vendos më 9 gusht 1173.
Në këtë 850 vjetor hyrje falas në të gjitha monumentet në Piazza del Duomo të Pizës, me përjashtim të Kullës e cila është duke u ndriçuar dhe do të mbyllet për arsye sigurie. Po ashtu u organizua edhe një koncert falas nga pianisti iranian Ramin Bahrami me pjesë të Bach, Beethoven, Mozart, Brahms dhe Chopin.Një sërë nismash janë planifikuar gjatë 12 muajve të ardhshëm për të shënuar 850 vjetorin e Kullës.
Kulla e Pjerrët e Pizës është e njohur në mbarë botën për ndërtimin e saj të vecantë.
Pjerrësia filloi gjatë ndërtimit të saj dhe ishte për shkak të themelit të pamjaftueshëm në tokë, pasi ishte shumë i butë, si rezultat i të cilit nuk mund të përballonte peshën e infrastrukturës. Në dekadat para përfundimit të ndërtimit, pjerrësia u rrit dhe vazhdoi të rritej gradualisht deri në stabilizimin e Kullës në fund të shekullit të 20-të dhe në fillim të shekullit të 21-të.
Lartësia e kullës është 55.86 metra, ndërsa ka 296 ose 294 shkallë pasi kati i shtatë ka dy më pak në anën veriore të shkallëve. Përpara punës restauruese të kryer midis viteve 1990 dhe 2001, kulla anonte në një kënd prej 5,5 gradë në krahasim me animin aktual të kullës prej afërsisht 3,97 gradë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, aleatët zbuluan se gjermanët e përdornin kullën si një pikë vëzhgimi. Një rreshter i ushtrisë amerikane i dërguar për të konfirmuar praninë e trupave gjermane në kullë ishte i impresionuar nga bukuria e katedrales dhe kambanores së saj dhe për këtë arsye nuk urdhëroi një sulm, duke e shpëtuar këtë perlë arkitekturore nga shkatërrimi. Kulla e Pizës si dhe ndërtesat fqinje si Katedralja, dhe Varrezat janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore nën kujdesin e UNESCO-s.Pas një dekade përpjekjesh rindërtimi dhe stabilizimi, kulla u shpall sërish e hapur më 15 dhjetor 2001 dhe u shpall e qëndrueshme për të paktën 300 vjet të tjerë.
Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane