Si para viteve ’90, Semani ndër plazhet e pakta publike, mbetet i frekuentuar
Plazh si para viteve ‘90. Kjo është mënyra që kanë zgjedhur banorët e zonës së Semanit në Fier për të shijuar pushimet në verën e vitit 2023.
Çadra primitive, tenda dhe kasolle me çarçafë e kallama janë të vendosura në një gjatësi prej 1 km përgjatë vijës bregdetare. Sigurimi i ujit dhe ruajtja freskët e ushqimit janë një sfidë për ta, por përvoja shumëvjeçare i ka mësuar të gjejnë zgjidhje.
Ata pohojnë njëzëri se janë kushtet ekonomike dhe pamundësia financiare që u privojnë pushime më cilësore, por megjithatë në praninë e familjarëve të ardhur nga jashtë, koha kalon bukur duke shijuar ajrin e pastër dhe rërën kurative.
Banorët pohojnë gjithashtu se zona e Semanit e vijon këtë traditë të të bërit plazh në kushte të thjeshta që prej viteve ‘60, diçka që në ditët e sotme bën një kontrast të thellë me shërbimet bashkëkohore që ofrojnë lokalet në hapësirat jopublike.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta