Ndotja e lumit Gjanica dhe përmbytjet

24 Qershor 2023 | 15:30

Ndotja e lumit Gjanica dhe përmbytjet që ai shkakton në qytetin e Fierit ishte një prej tematikave të shqyrtuara gjatë emisionit RinOn në Euronews Albania, dedikuar bashkisë së Fierit.

Eshte premtuar shumë herë në Fier se do të eleminohet ndotja e lumit Gjanica, i cili kalon mes per mes këtij qyteti por asgje ska ndryshuar. Janë dërguar impiante/filtra pastrimi për të frenuar ndotjen, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret më tej.

I ftuar në emision, ishte dhe i riu Kostandino Rroga, i cili ia adresoi mungesën e mosmbajtjes së premtimit për impiantet e pastrimit të lumit dhe deputetit socialist të zonës, Petro Koçi.

“Është premtuar shumë herë në Fier, se do të eleminohet ndotja e lumit Gjanica që kalon mes përmes këtij qyteti. Janë dërguar impiante dhe filtra pastrimi për të frenuar ndotjen por premtimi është mbajtur vetëm një ditë, sa për të realizuar fotot e radhës. Filtri ose impianti pastrues nuk ekziston më. Kur do të mbahet ky premtim dhe pse nuk është realizuar për kaq kohë?”- tha Rroga.

Në përgjigjen e tij Petro Koçi tha se nuk është në dijeni të vendosjes së impianteve 1 ditore të pastrimit të lumit sa për të bërë foto. Ai theksoi se pushteti lokal ka kryer investime të rëndësishme mbi lumin Gjanica për të shmangur përmbytjet.

Sipas tij pjesa e përmbytjeve gjatë reshjeve intensive të shiut është mundur të menaxhohet, por ndotja është një sfidë e cila nuk është zgjidhur.

“Unë nuk e di farë këtë historinë e fotove dhe të impiantit 1 ditor. Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë. Mbase është e vërtetë. Mbetet një sfidë kjo çështje. Së pari është filluar me menaxhimin e lumit Gjanica në qytet, pasi lumi sa herë ka pasur reshje të larta, ka përmbytur qytetin. Tani ky rrezik nuk ekziston më dhe kuptohet që për ta sistemuar janë dashur shpenzime të mëdha buxhetore dhe vazhdon sistemimi. Është një pjesë tjetër e lumit Gjanica që po vijon të sistemohet. Lumi Gjanica mbetet një sfidë që nuk është zgjidhur deri tani”, tha Koçi.

Lumi i Gjanicës, degë e Semanit, është lumi me ndotjen më të rëndë në Shqipëri. Menjëherë pas burimit ai ndotet rëndë me mbeturina me origjinë nafte dhe nënprodukte të saj nga sipërfaqja naftënxjerrëse dhe, gjithashtu prej Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh. Duke kaluar mes qytetit të Fierit, përpara se të bashkohet me Semanin në të shkarkohen mbeturinat urbane, duke e bërë ujin e tij pa asnjë formë jete. Krahas dëmit në florën dhe faunën natyrore ujore, përdorimi i ujit për vaditje dhe blegtori është me rrezik.

Ndiqni debatin pas minutës së 18:00:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026