Pse falimentoi Ujësjellësi i Durrësit? Eksperti sqaron situatën

11 Gusht 2023 | 17:46

Keqadministrimi ka çuar në faliment Ndërmarrjen e Ujësjellësit Durrës. Vendimi për likuidimin e shoqërisë u mor me 15 maj të këtij viti pasi ndërmarrja e qytetit bregdetar ishte zhytur në borxhe dhe nuk kishte me asete, thuhet në raportin që Asambleja e Aksionareve të Shoqërisë ka bërë për falimentin.

Sipas të dhënave të bilancit të vitit 2022, ujësjellësi i Durrësit ka 16.2 miliardë lekë borxhe dhe 13.3 miliardë lekë asete.

Fatos Çoçoli, ekspert Ekonomie sqaroi në një intervistë për Euronews Albania se shkaku i falimentimit janë borxhet që ka akumuluar ky ujësjellës i kishte marrë për disa arsye.

Një nga këto, sqaroi eksperti, janë kostot e lartë të energjisë për të vënë në punë pompat dhe sasia e madhe e ujit të pafaturuar.

“Durrësi ndodhet rreth 50 km larg burimit të energjisë me të cilën do të punojnë pompat, kostoja e energjisë ishte e lartë. Në shkallë vendi, 70 për qind ujë i pijshëm nuk faturohet; ose abuzohet ose vidhet, një nga shifrat më të lartë në Europë. Durrësi është rasti më ekstrem. Në janar e ka pasur 80 për qind të ujit të pafaturuar. Për 2022 kishte 10 mln euro humbje, me kalimin e viteve janë mbledhur 160 mln euro humbje. Shumica e ujësjellësve në vend kanë humbje, kryesisht për shkak t ë keqmenaxhimit”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023