Mbyllja e aktivitetit të Ujësjellësit Durrës, reagon AKUM
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Trajtimit të Mbetjeve (AKUM), ka reaguar pas lajmit për mbylljen e aktivitetit të ujësjellësit të Durrësit.
Përmes një njoftimi për mediat AKUM sqaron se përfundimi i aktivitetit nuk lidhet me falimentim, por me procesin e riorganizimit të shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve në të gjithë vendin.
“Vendimi i Asamblesë aksionare të UK Durrës, për “Përfundimin e aktivitetit dhe prishjen e shoqërisë” nuk ka lidhje me falimentimin e saj, por me procesin e riorganizimit të shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve në të gjithë vendin, proces i nisur vitin e kaluar në bazë të një vendimi të Qeverisë Shqiptare “Për riorganizimin sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotur”. Ky proces ka konsistuar në agregimin e 61 ish-shoqërive në varësi të bashkive të vendin dhe krijimin e 15 shoqërive të reja ku secila bashki është sërish aksionere, por tashmë së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që është aksionerja kryesore me 51%. Aktualisht 13 Shoqëri Rajonale nga 15 Shoqëri Rajonale të propozuara janë të regjistruara dhe janë në funksion.
Në zbatim të kësaj reforme Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës, ka përthithur aktivitetin e katër UK-ve, Durrës, Kavajë, Krujë dhe Rrogozhinë, të dhënat financiare të të cilave janë të gjitha të deklaruara pranë organeve tatimore dhe në QKB. Janë të dhëna publike dhe transparente. Më datë, 1 Janar 2023, Shoqëria Aksionare Ujësjellës Kanalizime Durrës ka transferuar aktivitetin në Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës SH.A., së bashku me shoqëritë e tjera Ujësjellës Kanalizime Krujë, Kavajë, Rrogozhinë. Në procesin e transferimit, i cili është mbikëqyrur nga një grup ekspertësh kontabël, janë mbartur të gjitha asetet, të drejtat dhe detyrimet nga Shoqëritë e mëparshme të Ujësjellës Kanalizime në Shoqërinë e re Rajonale”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e AKUM.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë