Vrasja e Ramiz Muçllarit nga RENEA, Berisha kërkon hetim: Duhej durim nga policia

12 Gusht 2023 | 15:30

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vrasjen nga policia të Ramiz Muçllarit në Maliq, i cili i armatosur refuzoi të dorëzohej tek organet ligjzbatuese, pas një sherri me familjarët e tij.

Përmes një postimi në facebook, Berisha thekson se vrasja mund të shmangej dhe kërkon nga Avokati i Popullit të nis një hetim mbi punën e policisë.

Berisha shkruan se është cinike dhe kriminale përgëzimi që ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri policinë për vrasjen e Muçllarit.

Sipas tij RENEA duhet të tregonte durim më të madh pasi dihej që personi në fjalë vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Një vrasje që duhej të shmangej. Taulant Bego etj., etj., nxit vrasjet nga policia

Të dashur miq, policia ekzekuton Ramiz Muçollarin në papafingon e shtëpisë së tij. Ajo flet për shkëmbim zjarrin në papafingo, pretendim jo bindës!

Muçollari i cili vuante nga shëndeti mendor, kishte plagosur më parë gruan dhe djalin me thikë e sende të forta dhe sigurisht ai duhet të dorëzohej. Ai nuk mund të kërcënonte në asnjë rrethanë jetën e policëve.

Por cinike dhe kriminale është përgëzimi i Ballës ndaj policëve për vrasjen e tij. Ai plagosi, por nuk mori jetë njeriu. Duke ditur dhe problemet me shëndetin mendor të viktimës durim më i madh në rrethim, duhej treguar, para se të hynin në papafingo dhe te shkrehnin breshëritë mbi trupin e tij.

Ju uroj shërim të shpejtë gruas dhe djalit të plagosur, dënoj ekzekutimin e tij në rrethana të dyshimta dhe dënoj fort përgëzimin e Taulant Bego etj., etj., për vrasjen nga policia të një të sëmuri të strukur në papafingon e shtëpisë së tij.

I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimin për këtë vrasje të parandalueshme dhe ndaj Ballës që me përgëzimin e tij cinik ekstrem, inkurajon dhe nxit vrasjet nga policia”, shkruan Berisha në facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026