Ortakët sherr për pallatin, plagoset biznesmeni dhe kalimtari

13 Janar 2021 | 09:50

Pasi ishin konfliktuar fizikisht disa ditë më parë, ortakët e këtij pallati në ndërtim e sipër në rrugën “ Ndre Mjeda ”, do ta vijonin konfliktin mëngjesin e kësaj të mërkurë. Por këtë herë përplasja agravoi në përdorimin e armës ku për pasojë mbeti i plagosur biznesmeni 45-vjeçar Sino Llanaj.

Plumbat e pistoletës plagosën edhe një kalimtar të rastit ndërsa gjatë sherrit mes 2 grupeve, dëmtime nga sende të forta mori edhe roja i objektit. Pak orë pas ngjarjes në polici u dorëzua biznesmeni tjetër i përfshirë në sherr, Albert Allmuça i cili ka mohuar autorësinë e plagosjes ndërsa në komisariat janë shoqëruar edhe persona të tjerë.

Polica ka sekuestruar disa kamera sigurie për zbardhjen e ngjarjes ndërsa një prej pronarëve të truallit ku është ndërtuar pallati tregoi problemet që ka sjellë ky ndërtim.

Sipas informacioneve biznesmenët kishin prishur kontratën e bashkëpunimit disa kohë më parë ndërsa kjo gjë ka sjellë probleme për personat që kanë porositur apartamente dhe ato që kanë dhënë tokën ose banesën e tyre për investim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026