Spektakël i yjeve në qiell, BBC sjell pamjet nga Shqipëria. Momenti kur bie meteori
Shiu vjetor i meteorëve Perseid ka ndriçuar qiejt anembanë botës për kënaqësinë e atyre që shpresojnë të kapin momentin e një ylli që bie.
Ndërsa mbeturinat e lëna pas nga kometa 109P/Swift-Tuttle, godasin atmosferën e tokës, ato digjen, duke rezultuar në ndezjet e shndritshme të njohura si yje që bien, të cilat mund të shihen me sy të lirë.
Shfaqja natyrore ndodh në një kohë të ngjashme mes korrikut dhe gushtit të çdo viti. Këtë vit arriti kulmin midis mbrëmjes së të shtunës dhe orëve të para të së dielës.
Retë e rënda mbi pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar bënë që shumë vëzhgues të yjeve të ishin të zhgënjyer, megjithëse disa pamje ishin të mundshme mbi Yorkshire, Anglinë verilindore dhe një pjesë të Skocisë jugore.
BBC ka ndarë dhe fotot e spektaklit të yjeve në vende të ndryshme të botës, ku fenomeni është dukur mjaft qartë. Pjesë e listës së publikuar nga BBC është dhe një foto e shkrepur Parkun Kombëtar të Shebenikut, në Shqipëri.
Në foto shihet qielli i mbushur me yje dhe momenti kur bie meteori Perseid.





LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur