Digjet jahti luksoz i kampionit të pokerit, momenti kur shpërthen në flakë në Spanjë

14 Gusht 2023 | 12:17

Një jaht luksoz shpërtheu në flakë dhe u fundos në brigjet e ishullit spanjoll Formentera.

Irmao, një jaht charter, në pronësi të lojtarit profesionist të pokerit Diego Gómez González, i njohur si “Luani”, u dogj të shtunën, më 12 gusht dhe u fundos disa orë më vonë pas përpjekjeve të përsëritura të zjarrfikësve për të shuar flakët.

Zjarri filloi në skajin e anijes rreth orës 5.30 të pasdites kur Irmao ishte ankoruar në Cavall d’en Borràs përballë restorantit të famshëm El Tiburon.

17 personat në bord, 12 të ftuar dhe 5 anëtarë të ekuipazhit, u hodhën në ujë ndërsa zjarri u përhap në të gjithë anijen. Vetëm një anëtar i ekuipazhit kërkoi ndihmë mjekësore për djegie të lehta.

Irmao ka shtatë kabina dhe dhoma të veçanta për anëtarët e ekuipazhit. Është 27 metra e gjatë dhe ofron komoditete luksoze duke përfshirë një xhakuzi në kuvertën e prapme dhe një shumëllojshmëri lodrash uji.

Tani po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Nuk dihet ende nëse pronari ishte në bord.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026