“Mjeshtri” i shtëpive të barit në Spanjë, arrestohet në Tiranë 25-vjeçari

10 Gusht 2023 | 11:13

Një 25-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë spanjolle, si pjesëtar i një grupi kriminal që operonte në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit është arrestuar nga një operacion i FAST Albania.

I riu nga Dibra u arrestua në Tiranë dhe pritet të ekstradohet drejt Spanjës për t’u përballur me akuzat që rëndojnë mbi të.

25 vjeçari akuzohet për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.

“Bazuar dhe në inteligjencën policore, njësia FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat operacionale në DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Castellon 2”,  bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit : G. S., 25  vjeç, banues në Maqellarë, Dibër”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026