Talibanët arrestojnë dy gazetarë në Afganistan
Autoritetet e talibanëve i kanë arrestuar dy gazetarë në jug të Afganistanit, ku është ndaluar që të transmetohet zëri i grave nëpër radio.
Një burim anonim, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se forcat talibane i kanë arrestuar gazetarët Attaullah Omar dhe Waheedur Rahman Afghanmal në provincën jugore Kandahar, më 13 gusht.
Omar është korrespodent i Kandaharit për mediumin Tolo, ndërsa Afghanmal raporton për të përditshmen Etilat-e Roz.
Arrestimi i tyre vjen pas arrestimit të pesë gazetarëve tjerë në pjesë të ndryshme të Afganistanit, vetëm brenda një muaji.
Ndërkohë, Ministria e talibanëve për Informacion dhe Kulturë i ka urdhëruar radio-stacionet në provincat jugore të Helmandit, që të mos i transmetojnë zërat e grave, as nëpër reklama.
“Të gjitha radio stacionet në Helmand janë paralajmëruar që nëse transmetojnë zëra të grave, do të mbyllen dhe pronarët e tyre do të ndëshkohen”, ka thënë menaxheri i një stacioni.
Komiteti për Mbrojtje të Gazetarëve u ka bërë thirrje talibanëve që të ndalin fushatën e tyre për shtypje ndaj shtypit.
“Shtypja ndaj mediave është duke e izoluar Afganistanin nga pjesa tjetër e botës në një kohë kur shteti është duke u përballur me emergjencat më të mëdha humanitare”, ka thënë mes tjerash Komiteti.
Pavarësisht premtimeve për shtyp të lirë, pas kthimit të talibanëve në pushtet dy vjet më parë, ata i kanë mbyllur radiot, televizionet dhe gazetat e pavarura. Qindra gazetarë kanë ikur nga shteti.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta