Tajfuni Lan në Japoni detyron 240 mijë njerëz të evakuohen, anulohen fluturimet
Tajfuni Lan goditi sot pjesën jugore të prefekturës japoneze të Wakayama dhe për shkak të erës së fortë dhe shiut u urdhërua evakuimi i 240 mijë njerëzve. Pothuajse 900 fluturime u anuluan dhe dhjetëra mijëra shtëpi mbetën pa energji elektrike.
Në qytetin Nara në Japoninë qendrore, disa persona u plagosën lehtë pasi u rrëzuan nga erërat e forta.
Tajfuni Lan goditi pjesën jugore të prefekturës Wakayama, rreth 400 kilometra në jugperëndim të Tokios, duke sjellë shi të dendur në pjesën më të madhe të Japonisë qendrore dhe perëndimore, raportoi Reuters.
Autoritetet lëshuan paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dheu dhe thanë se kishin ngritur qendra evakuimi në 11 prefektura. Tajfuni dhe shiu i dendur çuan gjithashtu në mbylljen e disa rrugëve dhe pezullimin e dhjetëra linjave hekurudhore.
Tajfuni Lan vjen disa ditë pasi tajfuni Kanun goditi Japoninë. Gati 90 mijë familje në Japoninë qendrore dhe perëndimore mbetën pa energji elektrike. Tajfuni arriti 150 kilometra në orë dhe parashikohet të arrijë në Detin e Japonisë të mërkurën dhe më pas të lëvizë në veri.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme