E thiri nga buka dhe e qëlloi, kush janë viktima dhe autori i krimit në Bulqizë

15 Gusht 2023 | 12:31

Dorian Dema,  Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës, ku 26-vjeçari u qëllua me kaçavidë nga 30-vjeçari Dorjan Dema me të cilin pati një debat më herët në një kafe.

Viktima Dritan Manjani

Autori dhe viktima ishin në të njëjtin lokal por në tavolina të ndryshme. 30-vjeçari ishte i shoqëruar me disa persona të tjerë dhe po konsumonte alkool, ndërkohë 26-vjeçari ishte i vetëm dhe po konsumonte kafe. Dy të rinjtë u konfliktuan me njëri tjetrin në lokal, por gjithçka u mbyll aty dhe viktima zgjodhi të largohej. 26-vjeçari shkoi të konsumonte darkë me familjen kur zhurma e borive të dy makinave bëri që ai të dilte te porta e shtëpisë.

Aty ai u ndesh me 30-vjeçarin me të cilin u konfliktua në lokal. Dema e qëlloi me kaçavidë përpara banesës dhe u largua. Sakaq 26-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Autori Dorjan Dema

Banorët e fshatit e konsiderojnë 26-vjeçarin si një djalë të rregullt që nuk kishte konflikte me njeri.

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes dhe po vijon punën për zbardhjen e motiveve të këtij krimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026