Qyteti antik Antigonea, pikë e preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj

15 Gusht 2023 | 14:38

Qyteti antik i Antigonesë, në këto ditë vere është kthyer në një pikë të preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj. Ata e përfshijnë qytetin e lashtë, në guidat e gupeve të organizuara por edhe atyre individuale, në Jug të vendit. Falë pasurisë historike dhe arkeologjike që mbart.

Antigonea antike vazhdon të tërheqë gjithmonë e më shumë kërshërinë e vizitorëve. Përgjatë sezonit veror ky sit arkeologjik është vizituar nga rreth 2 mijë turistë ndërkohë që për këtë vit kemi një dyfishim të numrit të turistëve krahasuar me 2022-shin

“Viti 2023 dallon nga vitet e mëparshme  edhe për numrin e vizitorëve  por edhë për përfshirjen sa më të gjerë  të vizitorëve vendas dhe të huaj  sidomos nga vendet e Europës Qëndrore,  të cilët kanë qenë shumë të interesuar për formën, ndërtimin, pozicionin  gjeografik, për faunën dhe  florën që ekziston sot në Antigone. Siç dihet Antigoneja ndodhet në një pikë dominante të Luginës së Drinos  dhe si e tillë ka ngjallur kërshërinë  e vizitueshmërisë jo vetëm për ndërtimin e saj si qytet, për historinë por edhe për  natyrën e bukur” , pohon Shkëlqim Guçe, Drejtor i Parkut Arkeologjik Antigone-Adrianopol

Krahas vlerave historike, arkeologjike dhe kulturore të sitit arkeologjik guidat turistike në Antigone ndërthuren më resurset natyrore, monumentet e trashëgimisë kulturore të zonës së Lunxhëris dhe më gjerë.

“Ne ju kemi krijuar atyre kushtet  nëpërmjet edhe promovimit  të vlerave historike dhe kulturore  jo vetëm, të qytetit antik të Antigonesë, por edhe rrethinave të saj, të cilat ofrojnë  histori dhe kulturë të rrallë siç është zona e Lunxhërisë, pjesa tjetër e Libohovës,  dhe e fushës së Dropullit apo e qytetit antik të Adrianopolit  dhe pjesën tjetër të luginës duke nisur nga kalaja e Kardhiqit,  kalaja e Palokastrës dhe më tej pra janë shumë destinacione  turistike  dhe historike, të cilat rrethojnë  Antigonenë”,-shprehet drejtori Guçe

Qyteti arkeologjik i Antigonesë ngrihet mbi kodrën e Jermës, në krahun e djathtë të rrjedhës së mesme të lumit Drino, në jugperëndim të fshatit Saraqinishtë, në Gjirokastër. Gërmimet arkeologjike tregojnë se Antigoneja u formua si një qendër e madhe dhe e rëndësishme ekonomike, shoqërore, kulturore dhe politike që në fillim të shek. III p.e.s. Në një kohë që përputhet me periudhën e fuqizimit më të madh politik të shteteve të Epirit.

Ajo vazhdoi jetën e saj gjatë gjithë shek. III dhe pati një veprimtari prodhuese intensive sidomos nga fundi i këtij shekulli dhe fillimi i shek II p.e.s. Të dhënat e përfituara nga gërmimet treguan se një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të qytetit kanë luajtur zejtaria dhe tregtia.

Në shtresën kulturore që mbulon banesat e zbuluara dallohen qartë gjurmët e një shkatërrimi të shkaktuar nga një zjarr i fuqishëm. Ky shkatërrim duhet të ketë ndodhur në vitin 167 p.e.s, kur konsulli romak Pal Emili dogji dhe rrafshoi për tokë 70 qytete të Epirit çka shënoi edhe rrënimin e plotë të Antigonesë antike.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026