“Mos ulni vigjilencën”, OBSH për COVID-19: Varianti ‘EG5’, shumë i transmetueshëm
Me një tjetër variant të COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë po paralajmëron vendet në mbarë botën të mos e ulin vigjilencën.
Organizata ka deklaruar se varianti i ri “EG5” është një mutacion i Omicron-it dhe ka efekte të ngjashme.
“Përfitimet që u arritën përmes këtyre masave si mbikëqyrja, kujdesi klinik, parandalimi i infeksionit, kontrolli dhe çdo gjë që u bë për COVID-19 është një investim për të ardhmen. Ndaj zhbërja e këtyre sistemeve do të ishte diçka dritëshkurtër”,-tha Maria Van Kerkhove, Organizata Botërore e Shëndetësisë.
OBSH po monitoron situatën që prej korrikut pasi varianti “EG5” është përhapur, që do të thotë se është bërë më i transmetueshëm.
Gjithashtu, i nxehti ekstrem i verës do të thotë se shumë njerëz ka gjasa të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, duke u bërë më të cenueshëm.
“Në muajt e dimrit njerëzit kalojnë më shumë kohë në shtëpi. Por edhe tani në verë ata po e kalojnë kohën brenda për shkak të ajrit të kondicionuar dhe virusi do të përfitojë”,-tha Sinkron Maria Van Kerkhove, Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Varianti “EG5” po konstatohet gjithnjë e në më shumë vende dhe OBSH pret që në disa prej tyre ai të bëhet dominant.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 08:25 Momente paniku në SHBA, hidroavioni shpërthen në flakë pas uljes emergjente në det. Shpëtojnë të 11 personat në bord (VIDEO)
- 08:25 E rëndë në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën. Shpallet në kërkim autori
- 08:21 Dy sulme me thikë në New York, lëndohen dy persona. Autori i dyshuar vihet në pranga
- 08:17 Paralizohet Ngushtica e Hormuzit, vetëm një tanker kalon në ditë! Nafta rritet me 100 dollarë
- 08:14 Prokurorët: Njollat e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares
- 08:11 Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim