Pjesë e grupit që trafikoi 400 mijë euro drogë, LVV përjashton asamblistin
Komisioni Disiplinor i LVV-së ka marrë vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga anëtarësia dhe gjithë strukturat e saj.
Njoftimin e ka dhënë sekretari organizativ i Lwvizjes Vetëvendosje Alim Rama me anë të një postimi ku shkruan:
“Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Disiplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.
Si rrjedhojë Komisioni Disiplinor i Lëvizjes Vetëvendosje! në mbledhjen të mbajtur sot me 15.08.2023 me vota unanime të 5 anëtarëve mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje!
Lëvizja Vetëvendosje! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen”.
Kujtojmë se Këshilltari komunal i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, ishte pjesë e grupit prej pesë personash të arrestuar nga Policia e Shtetit në Tiranë në kuadër të operacionit antridrogë “Punisher 2”.
Mujeci së bashku me personat e tjerë të arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri” në Tiranë së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër