Ekskluzive| Publikohet foto, ky është autori që plagosi në gjendje të rëndë policin
Personi që shihni në foton e mëposhtme është shtetasi Theodhori Mërkuri, 60-vjeçari i cili plagosi me thikë efektivin e policisë, Redin Çushaj.
Çaushaj 25 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, u plagos në gjendje të rëndë, teksa u mundua të ndalonte përshkallëzimin e një konflikt mes Mërkurit dhe një tjetër personi.
Efektivi i ri i policisë, po kalonte në vendin e njohur si kthesa e Pilurit në Himarë, teksa pa në rrugë se dy persona po konfliktoheshin me njëri tjetrin.
Jashtë shërbimit zyrtar, Çaushaj ndaloi për të neutralizuar konfliktin, por fatkeqësisht ai u qëllua me thikë nga 60-vjeçari.
Autori mundi të largohej dhe të ngjitej në fshatin Pilur, ku u fsheh në një repart të vjetër ushtarak.
Forca policore nisën kërkimet intensive dhe mundën ta lokalizonin pas 8-orësh ndjekje.
Mërkuri u arrestua mëngjesin e kësaj të mërkure dhe u transportua në komisariat, ku i duhet të përballet me veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.
Sakaq efektivi 25-vjeçar u transportua në Reanimacioin e Spitalit në Vlorë, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Në lidhje me plagosjen e efektivit reagoi dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili kërkoi dënimin e ashpër të autorit, që ngriti dorën ndaj Policisë së Shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta