Qëlloi me thikë punonjësin e policisë, arrestohet pas 8-orë ndjekje 60-vjeçari

16 Gusht 2023 | 09:50

Është arrestuar pas 8 orësh kërkime dhe ndjekje, 60-vjeçari i cili ditën e djeshme plagosi me thikë një efektivë policie te kthesa e Pilurit në Himarë.

Autori, shtetasi Theodhori Mërkuri, ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur.

Ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në kthesën e fshatit Pilur, ku efektivi i policisë, jashtë oprarit të punës ndaloi për të ndarë dy persona që po konfliktoheshin me njëri tjetrin.

Gjatë përpjekjes së punonjësit të Policisë, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, Mërkuri e ka goditur me mjet prerës thikë punonjësin e Policisë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

25 vjeçari, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, është transportuar me urgjencë në spital ku po merr kujesin e nevojshëm mjekësor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026