“Beleri i burgosur politik i Ramës”, Meta refuzon të komentojë protestën në Himarë
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një deklaratë për mediat foli në lidhje me çështjen “Beleri”, i cili është zgjedhur kreu i Bashkisë së Himarës, por që ndodhet në burg.
Ai refuzoi të komentoj protestën e 14-gushtit ndërsa shtoi se Beleri është i burgosur politik.
Çështjen “Beleri” e cilësoi rast tipik të drejtësisë me regji dhe që tregoi sipas tij, funksionimin e shtetit si një juntë.
“Nuk kam asnjë koment për protestën sepse protestat në një vend demokratik duhet të jenë të përditshme. Por kam një qëndrim shumë të qartë për rastin Beleri, i cili është i burgosur politik i kryeministrit aktual. Provat nuk kanë munguar. Rasti Beleri është rasti i shembjes së shtetit të së drejtës në vendin tonë. Qëllimi i arrestimit ka qenë një, bllokimi i tij fizik me qëllim humbjen e bashkisë së Himarës dhe së dyti dhe qëndrimi që u mbajt ndaj tij është demonstrim i mosekzistencës së shtetit ligjor. Kjo bëhet në mënyrë që atij t’i pamundësohet betimi pas fitores që ai realizoi edhe si i ndaluar nga policia”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta