Shkelën rëndë rregullat e qarkullimit, sa shqiptarë e humbën patentën në 1 vit
Shkelja e disa rregullave të qarkullimit rrugorë pasohet me heqjen e pikëve nga patenta, duke bërë që shoferët ta humbasin atë plotësisht pasi janë ndëshkuar disa herë.
Përgjatë një viti në të gjithë vendin 578 drejtues mjetesh iu është hequr e drejtimit të mjetit, pasi kanë humbur 20 pikët që mban patenta në momentin që merret.
Të gjithë këta persona që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë veten e tyre por dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës 0, me aktet e reja në fuqi prej një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë.
Vetëm 71 persona nga 578 riregjistrime në autoshkollë për shkak te heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Gusht 2023. Ata të cilët nuk e kalojnë testimin rikthehen pambarimisht, sërish në Autoshkollë.
Në seancën e fundit të zhvilluar, nga 23 regjistrime, u paraqitën vetëm 11 kandidatë ku vetëm 2 prej tyre rezultuan fitues.
Janë bërë 578 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 12.2% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë