“Godite policinë, godite shtetin”, Balla: Masa më të ashpra se në Kodin Penal
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte në Vlorë, ku në Spitalin Rajonal ndodhet Redin Çaushaj, efektivi i cili ndërhyri për të ndaluar një sherr në Himarë dhe përfundoi i plagosur.
Ai u shpreh se operacioni i efektivit ka zgjatur nga ora 1:30 e mëngjesit deri në të gdhirë, ndërsa përgëzoi mjekët për përkushtimin.
Sipas Ballës dëmtimet tashmë janë rikuperuar dhe përfitoi nga rasti për të falënderuar dhe kolegët e 25-vjeçarit që dhuruan gjak.
“Besoj që në këtë orë të ditës jemi në kushtet kur mund të ndihemi të gjithë më të qetë. Jo vetëm unë, si ministër i Brendshëm, jo vetëm Ermali si drejtues i policisë, por dhe familjarët me të cilët sapo kam biseduar dhe që tani mund të kemi komunikimin e fundit për sot që lidhet me faktin se gjendja është e stabilizuar dhe jemi jashtë rrezikut për jetën,” – u shpreh Balla.
Ministri paralajmëroi edhe njëherë se kush do tentojë të ngrejë dorë kundër një punonjësi policie do të përballet me një reagim të ashpër, shumë më shumë se ç’parashikon Kodi Penal.
Sipas tij nëse godet një polic, godet shtetin dhe shteti do të veprojë me gjithë fuqinë e tij për të mbrojtur dinjitetin e efektivëve. Në rastin konkret Balla i kërkoi publikisht Prokurorisë së Vlorës të hetojë deri në detaje ngjarjen dhe t’i japë një dënim ekzemplar 60-vjeçarit Theodhori Mërkuri.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta