Ndërhyri të shuante konfliktin mes dy personave, kush është polici i plagosur rëndë

16 Gusht 2023 | 10:15

Redin Çaushaj 25 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, është efektivi i policisë i cili u plagos në gjendje të rëndë teksa u mundua të ndalonte përshkallëzimin e një konflikt mes dy personave në rrugë.

Efektivi i ri i policisë, po kalonte në vendin e njohur si kthesa e Pilurit në Himarë, teksa pa në rrugë se dy persona po konfliktoheshin me njëri tjetrin.

Jashtë shërbimit zyrtar, Çaushaj ndaloi për të neutralizuar konfliktin mes dy personave, por fatkeqësisht ai u qëllua me thikë nga 60-vjeçari Theodhori Mërkuri.

Ky i fundit u arrestua mëngjesin e sotëm pas 8 orësh kërkime dhe ndjekje, nga shërbimet e Policisë

60-vjeçari ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur.

Sakaq efektivi 25-vjeçar u transportua në Reanimacioin e Spitalit në Vlorë, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026