Rudina Hajdari shpall kandidaturën për deputete në qarkun e Elbasanit

14 Janar 2021 | 11:25

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit Rudina Hajdari do të kandidojë në qarkun e Elbasanit.

Vendimi u njoftua nga vetë Hajdari përmes një videopostimi në Facebook në Nismën Thurje, e cila tashmë është organizuar në lëvizje politike dhe do të marrë pjesë në zgjedhje.

“Kam vendosur të kandidoj në qarkun e Elbasanit si kandidate e ‘Nismës Thurje’, zgjodha Elbasanin jo vetëm sepse jam rritur dhe kam kaluar një pjesë të fëmijërisë aty, por sepse së bashku me shumë të rinj në këtë qark besojmë se do të sjellim ndryshimin e vërtetë,” – tha Hajdari.

Nga partitë e tjera, në Elbasan janë aktualisht të konfirmuar së paku si drejtues të shtabeve zgjedhore për partitë e tyre, Taulant Balla nga Partia Socialiste, Gazment Bardhi nga Partia Demokratike dhe Monika Kryemadhi nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në zgjedhjet e vitit 2017 Rudina Hajdari u mandatua si deputete e Partisë Demokratike. Ajo ishte e treta në listën e PD-së për qarkun e Tiranës, pas kryetarit Lulzim Basha dhe Oriola Pampurit. Tre vite më vonë ajo shfaqi qëndrime të kundërta me vendimin e opozitës për të dalë nga parlamenti.

Duke mbajtur mandatin si deputete ajo i dha zë kërkesave për reformimin e kodit zgjedhor që vinin kryesisht nga shoqëria civile dhe “Nisma Thurje”. Hajdari ishte pjesë e tryezave që diskutuan reformën dhe një prej palëve që kërkuan hapjen e listave të kandidatëve.

Prej nëntorit të vitit 2020, kur dhe u prezantua zyrtarisht, Hajdari është pjesë e Nismës Thurje, e cila është zotuar “t’u kthejë shpresën” qytetarëve.

Lexoni gjithashtu:

Nisma Thurje në zgjedhje, Endri Shabani: Jemi më të gatshëm të humbasim se të bëhemi pjesë e një koalicioni zgjedhor

Prezantohet Nisma Thurje, Rudina Hajdari: Do të rikthejmë shpresën te të rinjtë shqiptarë

“Na kanë frikë, sepse ne kemi rininë”, Rudina Hajdari mesazh të qartë për partitë tradicionale

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026