Motorët e ujit në Durrës/ 2 nga 10 vendqëndrimet Jet Ski, kanë certifikatë
Aksidenti i dy ditëve më parë në Himarë me motor uji ka kthyer vëmendjen e institucioneve në kushtet teknike të tyre. Në Durrës situata është më e kontrolluar se një vit më parë, megjithaë problemet nuk mungojë.
Motorrët e ujit janë kthyer çdo vit në temë diskutimi nëse duhen lejuar apo jo. Aksidentet e shumta po ndodhin çdo vit, e në disa raste me pasojë vdekjen. Policia ka ngritur kontrolle të shumta, në të gjithë bregdetin, për të parë nëse janë me lejë apo jo.
Në Durrës nga ana e pushuesve ka kërkesa të larta për ti përdorur motorrët e ujit.
Deri më tani në Durrës mësohet se se vetëm 2 nga 10 vendbazimet e mjeteve motorike ujore, që gjenden në vijën bregdetare të Durrësit kanë marrë certifikatën e Operatorit Turistik.
Euronews Albania bëri një vëzhgim, në pikat ku jepen jet-ski dhe mjete të tjera lundruese motorike me qira, ku vihet re korridori i sigurisë dhe tabelat që orientojnë qytetarët, ku duhet dhe ku nuk duhet të lahen.
Rasti më i fundit ku përdorimi i motorrëve të ujit, rezultoi fatal, ishte i një 16-vjecari, i cili sëbahsku me miqtë e tij, kishin marrë me qira dy motorë uji. Ata u aksidentuan në det, pranë plazhit të Llamanit në Himarë. Nga përplasja e forte e mjeteve lundrues, një 16-vjeçar nga Tirana, ndodhet në vdekje klinike, në spitalin e traumës.
Motorrët e ujit, sezonin që lam pas nuk u lejuan të qarkullonin në det, pas ngjarjes në Potam. Pronarët zhvilluan disa protesta, ku ndër të tjera jepnin siguri për pasijet që ato zotëronin.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni