Vendoste muzikë të lartë tej orarit të lejuar, procedohet penalisht 28-vjeçari
Një 28-vjeçar në Himarë është proceduar penalisht pasi vendoste muzikë të lartë dhe tej orarit të lejuar në lokalin e tij në plazh.
Policia ka bërë me dije se atij i janë sekuestruar pajisjet të cilat gjeneronin muzikë.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i kontrolleve që vijojnë të kryhen gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës, në të gjitha subjektet e shërbimit, në vijën bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në një lokal në plazhin e Dhërmiut, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të ndotjes akustike.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke qenë menaxher i këtij lokali, kishte vënë muzikë të lartë dhe në tejkalim të orarit të përcaktuar, dhe si pasojë, kishte shqetësuar banorët dhe pushuesit përreth.
Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë