Zjarret në Gjirokastër, kryebashkiaku thirrje barinjve: Mos luani me zjarrin!

17 Gusht 2023 | 13:29

Ndërsa zjarret janë kthyer në shqetësim në zonën e Gjirokastrës, kryetari i Bashkisë Flamur Golemi ka apeluar për parandalimin e vatrave të zjarreve në pyje dhe kullota.

Në një postim në rrjetet sociale kryebashkiaku ka falënderuar skuadrën zjarrfikëse, ushtarët, punonjësit e bashkisë dhe komunitetin për lokalizimin e zjarrit problematik në kullotat e fshatrave të Odries.

“Sakrifica juaj s’ka të çmuar,” – u shpreh Golemi ndërsa përsëriti thirrjen për barinjtë dhe banorët e fshatrave që të mos luajnë me zjarrin.

“Nuk bëhet shaka,” – tha kryebashkiaku.

Gjatë ditëve të para, të gushtit në Gjirokastër janë rikthyer zjarret e verës. Falë ndërhyrjes në kohë për shuarjen e tyre zjarret kanë shkaktuar vetëm dëmtimin e sipërfaqeve kullosore pa cenuar pronën materiale të banorëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026