Arrestimet për sterilizimin, Berisha: Vendimet ishin në sirtar, i urdhëroi Rama

18 Gusht 2023 | 16:38

Arrestimet e SPAK sa i takon koncesionit për sterilizimin për Sali Berishën janë lëshuar kur ka urdhëruar kryeministri Rama. Koncesioni e sterilizimit, Berisha e konsideroi një aferë ku përgjegjës është dyshja Rama-Beqja.

Koncensioni i sterilizimit dhe arrestimi i zyrtarëve të ministrisë së shëndetësisë ka qenë në qendër të konferencës së përjavshme të Sali Berishës. Duke e konsideruar si vjedhja e dytë e shekullit, kryetari i komisionit të rithemelimit në PD bëri përgjegjës dyshen Rama-Beqja.

“Autorë kryesorë absolut dhe mbështetësi kryesor i vjedhjes së dytë të shekullit, përkatësisht Ilir Beqaj dhe Edi Rama, janë të paprekshëm dhe mbi ligjin. Duke vlerësuar çdo akt të zbatimit të ligjit, duke e konsideruar legjitime të gjitha urdhër-arrestet e lëshuara nga gjykata me kërkesë të prokurorisë për aferën, unë uroj që qytetarët shqiptarë të mos pengojnë degëzat që të shohin trungjet. Se kjo do të ishte një katastrofë,”-tha Sali Berisha kryetar i komisionit të rithemelimit në PD

Gjendur në këto kushte, Berisha kishte një thirrje për qytetarët.

“Kemi të bëjmë me një drejtësi me regji ndaj dhe duhet të ngrihemi. asnjë popull nuk do të toleronte afera të tilla. është në dorën tonë të rivendosim ligjin, shtetin ligjor duke larguar këtë organizatë kriminale nga pushteti,”- tha Sali Berisha kryetar i komisionit të rithemelimit në PD.

Po ashtu ai i është përgjigjur edhe kryeministri Rama i cili më herët i konsideroi arrestimet e SPAK, suksese të Partisë Socialiste.

“Deri më sot arrestimet janë të dirigjuara nga Rama. Këto vendime janë mbajtur në sirtar dhe janë lëshuar vetëm kur ka urdhëruar Edi Rama”,- tha Sali Berisha kryetar i komisionit të rithemelimit në PD.

Berisha u përgjigj edhe një bashkëpunimi të mundshëm me Lulzim Bashën për një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 24 shtatorit të Kukës.

“Me Lulzim Bashën ka aleancë aq sa ka me Taulant Ballën”,- tha Berisha.

Në garën e Kukësit, Berisha deklaroi se do të shkojë në koalicion me partinë e lirisë, por nuk përjashtoi as parti të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026