Meloni paguan faturën e italianëve që u larguan pa paguar nga restoranti në Berat

19 Gusht 2023 | 09:08

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila disa ditë më  parë iu bashkua italianëve që po kalojnë verën në Shqipëri këtë vit, pagoi faturën për bashkatdhetarët e saj që u larguan nga një restorant në Berat pa paguar faturën, shkruajnë mediat italiane.

“Me rekomandimin e kryeministres, Giorgia Meloni, ne proceduam me shlyerjen e faturës së mbetur të papaguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit”, thuhet në shënimin e publikuar nga Ambasada në Tiranë. Italianët – vijon njoftimi për shtyp – respektojnë rregullat dhe shlyejnë borxhet e tyre dhe shpresojmë që episode të këtij lloji të mos përsëriten më.

Ambasada sqaron gjithashtu se “pagesa është likuiduar me fondet personale të kryeministres Meloni nëpërmjet Ambasadës, e cila është kufizuar në kryerjen fizike të pagesës”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026