Vizita e Melonit, Daci: Pas tensioneve me Greqinë, po përplasemi te Italia
Politologu Alban Daci ishte këtë të premte i ftuar në euroneës Albania ku ndër të tjera ka komentuar edhe vizitën e kryeministres italiane Georgia Meloni.
Ai tha se duket se historia po përsëritet pasi sa herë që dështojnë apo nuk shkojnë siç duhet negociatat mes Shqipërisë dhe vendeve ballkanike, ne drejtohimi sërish nga Italia.
Politologu tha gjithashtu se vizita e kryeministres Meloni vjen si pasojë e disa zhvillimeve, nga një anë marrëdhëniet e tensionura mes Athinës zyrtare dhe Shqipërisë, e nga ana tjetër Erdogan që shfaqet gjithnëj e më shumë në krah të Putinit, po bëjnë që të krijohen lëvizje të reja në Ballkan.
“Po përsëritet pak a shumë historia e Ahmet Zogut. Ne bëjmë flirt me Serbinë apo Jugosllavinë dhe kur këto flirte dështojnë për interesat e shqiptarëve, ne përplasemi te Italia si një nga fuqitë më të mëdha botërore dhe europiane, jo vetëm ballkanike.
Mendoj që pas dështimit të Open Balkan i cili erdhi si pasojë e krizës në Kosovë dhe nënkuptoi se nuk kishte asnjë lloj peshe as për të negociuar dhe as për të garantuar paqen në rajon.
Për shkak të situatës jo të këndshme me Athinën të cilët çdo një javë vijnë para gjykatës dhe kërkojnë lirimin e Belerit. Italia dhe Greqia janë dy vende të bashkimit europian që kërkojnë të kenë influencë në Ballkan dhe në mesdhe, për shkak të faktit se nga ana tjetër vetë Erdogan gjithnjë e më shumë po paraqitet si aleat me Putinin, këto rrethana po sjellin që historia të përsëritet dhe për këto motive unë mendoj se ishte edhe vizita e Melonit”,-tha Alban Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin